Thaçi: Në SHBA gjindem për koordinim rreth dialogut me Serbinë

Thaçi: Në SHBA gjindem për koordinim rreth dialogut me Serbinë

Hashim-Thaqi-HD-3Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se aktualisht ndodhet në Uashington me qëllim të koordinimeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se për fazën e re të bisedimeve, ky koordinim është i domosdoshëm.
Radio Evropa e Lirë: President Thaçi, a mund të na tregoni paraprakisht se ku gjendeni momentalisht?
Hashim Thaçi: Në kuadër të parapërgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që do të ndodhë nesër (të premten), jam në Uashington për të bashkë-koordinuar aktivitetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që do të hyjmë në një fazë të re, të rëndësishme dhe i tërë përkushtimi duhet të jetë i koordinuar mirë dhe natyrisht i qartë për sot, por edhe për të ardhmen. Pra, do të jetë një proces që do të hap periudhën e arritjes finale të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht që kjo çështje është e ndjeshme dhe kërkon koordinim me të gjithë partnerët dhe miqtë, por adresa kryesore për Kosovën mbetet Uashingtoni.
Radio Evropa e Lirë: Me kë do të takoheni në Uashington, a mund ta dimë?
Hashim Thaçi: Unë do të vazhdoj takimet edhe sot me Wess Mitchell (ndihmëssekretarit amerikan i shtetit) me të cilin do të diskutoj për aktualitetin që e kemi sot, por edhe hapat e mëtutjeshëm.
Radio Evropa e Lirë: Çka mund të pritet nga ana e juaj nga ky takim me Wess Mitchell. Keni ndonjë kërkesë në lidhje me vazhdimin e dialogut në Bruksel?
Hashim Thaçi: Nuk është çështje e kërkesës, kjo është një domosdoshmëri që është shtruar nga të gjithë akterët ndërkombëtarë sepse shteti i Kosovës ka nevojë për t’u konsoliduar në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Ka nevojë për më shumë njohje, por në të njëjtën kohë, ajo që neve na duhet është fqinjësia e mirë mes Kosovës dhe Serbisë, një raport evropian që do të rezultojë me njohje reciproke, me paqe e stabilitet në rajon. Natyrisht edhe një të ardhme evropiane, që të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*