Policia e ka marrë në shtëpinë e tij personin me inicialet M. Sh. që dyshohet se ka kryer vrasjen e një personi në Rahovec më 23 tetor.
Ndrec Dodaj, avokati i të dyshuarit për këtë vrasje e konfirmoi lajmin për KALLXO.com, duke mohuar se i mbrojturi i tij është arrestuar.
“I mbrojturi im nuk është arrestuar, i mbrojturi im është vetëdorëzuar, ku policia e stacionit policor të Gjakovës ka shkuar dhe të njëjtin e ka marrë në shtëpinë e tij rreth orës 18:30,“ tha avokati Dodaj.
Kjo vrasje dyshohet të ketë ndodhur si rrjedhojë e një zënke që ndodhi disa ditë para 23 tetorit, kur dy grupe personash ishin përleshur mes veti.