Vetëvendosje e akuzon Shpend Ahmetin se është vënë në shërbim të GDP-së

Vetëvendosje e akuzon Shpend Ahmetin se është vënë në shërbim të GDP-së

2Ndërmarrja Publike Banesore është bërë shkak i përplasjeve mes anëtarëve dhe të larguarve nga Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Shpend Ahmeti po akuzohet nga Vetëvendosje se është vënë në shërbim të grupit të deputetëve të pavarur dhe jo në shërbim të kryeqytetit.

Përzgjedhja e anëtarëve të përkohshëm të bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike Banesore nga dy anëtarët e Komisionit Komunal të aksionarëve, Dren Kukaj dhe Qendrim Sahiti, po konsiderohet në kundërshtim me ligjin nga VV-ja.
Asamblistët e VV-së, konkretisht, aksionari i NPB-së nga radhët e Vetëvendosjes, Egzon Kastrati ka dorëzua sot kërkesën për interpretimin e vendimeve të marruar nga dy aksionarët e Shpend Ahmetit.
Kërkesa për interpretim ligjor është deponuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomikë, konkretisht në Njësinë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, shkruan lajmi.net.
VV, po konsideron që dy vendimet e nxjerra nga dy aksionaret (Dren Kukaj-drejtor i pronës dhe Qendrim Sahiti- asambleist i pavarur) janë të jashtë ligjshme. Bëhet fjalë për Vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e katër anëtarëve e të Bordit të Drejtorëve dhe Vendimin për emërimin e katër anuarve të përkohshëm të Bordit të Drejtorëve të NPB-së.
“Sot dorëzuam kërkesën për interpretimin e vendimeve të paligjshme të marruar nga aksionaret e Shpend Ahmetit. Ne edhe njëherë kërkojmë nga kryetari që ta thej heshtjen dhe të flas rreth këtyre shkeljeve ligjore. Dhe të lejoj funksionimin normal të NPB-së. Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, tashmë e ka të protokolluar kërkesën tonë. Ne shpresojmë që sa më parë të marrim përgjigjje nga NPMNP, sepse aq shumë shkelje ka në vendimet që i kanë marr dy aksionarët e klikës saqë mbase mjafton veç një shikim i ankesës sonë për ti vërtetuar këto parregullsi!”, ka thënë asamblisti Azemi.
Asamblisti i VV-së e ka akuzuar kryetarin Shpend Ahmeti se nuk reagoi ndaj këtij vendimi dhe se ai është bërë vegël e grupit të pavarur të deputetëve të dorëhequr nga VV-ja dhe jo në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit. “Ne nuk do lejojmë që Ndërmarrjet Publike të cilat do duhej të ishin në shërbim të qytetit e qytetarëve, të kthehen në ndërmarrje prej të cilave përfitojnë grupe partiake e ku përjashtohen punëtorët për shkak të bindjeve politike. Ne nuk jemi të interesuar t’i bllokojmë proceset qe Komuna do duhej ti shtynte përpara, përkundrazi në çdo projekt pozitiv do ta përkrahim ashtu siç kemi vepruar deri më sot, por do ti bllokojmë dallaveret e kllikave përfituese çdoherë në çdo formë! Shpendi nuk duhet të bëhet vegël e GDP-së, ai duhet të flas dhe të merre vendime. Shpendi është kryetar i kryeqytetit pra i të gjithë neve. E heshtja e tij po e bënë veç kryetar të GDP-së”, ka thënë Azemi.
Ndërkaq, para pak ditësh, dy aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj dhe Qëndrim Sahiti, nuk janë lejuar të hyjnë në zyrat e ndërmarrjes. Me të ardhur në pushtet Shpend Ahmeti, ndërmarrja ishte mbushur plotë me anëtare e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Më poshtë mund të shihni vendimin e dërguar në NPMNP nga VV-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*