Lajmet e fundit

Vrasësi i turistëve çekë, qan në gjykatë: Doja vetëm t’i vidhja, jo ti vrisja

Autori i vrasjes së dy turistëve çekë në korrik të këtij viti, Artur Mjacaj, ka pranuar autorësinë e krimit.
I veshur me antiplumb në sallën e gjyqit dhe i përlotur, Mjacaj ka kërkuar mëshirë nga trupi gjykues duke thënë se ai donte vetëm t’i grabiste çekët dhe se nuk kishte dashur t’i vriste.

“Unë doja vetëm t’i grabisja, nuk kisha qëllim t’i vrisja. Djalin e vrava pasi donte të më merrte armën, kurse vajzën e kapi plumbi në kohën që makina po rrokullisej”, ka thënë Mjacaj.

I riu e justifikoi sjelljen e tij me gjendjen e vështirë ekonomike, duke shtuar se ka një vëlla të vogël për të mbajtur, ndërsa babai i tij është invalid, kurse nëna i ka vdekur.

Dy të rinjtë çekë Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe u vranë në afërsi të fshatit Prekal në Shkodër, ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre tip Nissan Patrol, i cili përfundoi rreth 15 metër poshtë rrugës.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 4 korrikut dhe autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe qe ishte futur ne një banese ne Grudë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.