Në Vushtrri një femër e moshës 66 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi që ka përdorur substanca acide, raporton Veriu.info
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se kjo ka ndodhur si pasojë e përdorimit të substancave acide.
“Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në Vushtrri, ku një femër e moshës 66 vjeçe dyshohet se ka vdekur si pasojë e përdorimit të substancave acide në orët e vona të mbrëmjes”, ka thënë Zahiti për Veriu.info, duke treguar se 66 vjeçja ka ndërruar jetë. tek pasi që është dërguar në QKUK.
Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.