Lajmet e fundit
Besa – Trepça, portieri tregon se a i ‘lëshoi’ golat

Besa – Trepça, portieri tregon se a i ‘lëshoi’ golat

arben beqiriKomisioni i Garave pranë FFK-së ka hapur procedurë disiplinore ndaj tre futbollistëve të Besës, Arben Beqiri, Fatmir Rexha dhe Vildan Gutic, nën dyshimet për trukimin e ndeshjes ndaj Trepçës.

I menjëhershëm është reagimi i portierit Arben Beqiri, i cili e sheh veten si totalisht të pafajshëm. Në një prononcim për gazetën, ai thotë që është i pastër.
“Jam befasuar nga hapja e procedurës. Më ka lënduar tepër. Unë jam i pastër dhe nuk kam bërë asgjë. Shikoni incizimin e ndeshjes, unë e dhashë maksimumin. Drejtësia do të dalë në pah”, deklaroi Beqiri për “GazetaOlle.com”.
Ndaj tij u hap procedurë disiplinore për, siç thuhet, “mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës dhe sidomos gjatë shënimeve të golave”.
Beqiri ka të drejtë të ankohet në afatin prej tri ditësh.

3 comments

  1. Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

  2. Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

  3. Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Leave a Reply

Your email address will not be published.