Lajmet e fundit
Serbia ankohet në OKB për shkak të deklaratave të William Walkerit

Serbia ankohet në OKB për shkak të deklaratave të William Walkerit

wokerBeogradi do t’i drejtohet OKB-së për shkak të deklaratave të ish shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Willaim Walker që po punon në “realizimin e projektit të Shqipërisë së Madhe”.
Sipas “Vecernji Novosti”, ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq do t’i njoftojë vendet anëtare të OKB-së për “rolin e turpshëm të kreatorit të rastit të Reçakut” i cili ka shërbyer për agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999, e i cili tash është lobist shqiptar dhe njëri nga autorët për ndryshimin e kufijve në Ballkan, transmeton lajmi.net.
Këtë për RTS e ka konfirmuar edhe ministrja pa portofol e ngarkuar me integrimeve evropiane, Jadranka Joksimoviq.
Natyrisht. Duhet t’i drejtohet OKB-së. Projekti i Shqipërisë së Madhe nuk është vetëm problem i Serbisë. Përfshinë edhe territore të vendeve të Ballkanit dhe mendoj se të gjithë neve duhet të na shqetësojë kjo”, ka thënë ajo.
Ajo ka vlerësuar se deklarata e Walkerit është fakt se projekti i “Shqipërisë së Madhe” nuk është projekt për të cilin flitet vetëm në kohë zgjedhjesh, por është dicka që ekziston.
Me Walkerin dje është marrë edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ai është lobisti kryesor që të arrihet “Shqipëria e Madhe”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*