Lajmet e fundit
SHBA bën lëvizjen e fundit për të nxjerrë PD nga çadra, zyrtari amerikan zbarkon në Tiranë

SHBA bën lëvizjen e fundit për të nxjerrë PD nga çadra, zyrtari amerikan zbarkon në Tiranë

ambasad amerik1SHBA bën tentativat e fundit për të futur PD në zgjedhje. Edhe pse kanë skaduar të gjitha afatet dhe fletët e votimit u nisën drejt Greqisë për t’u printuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë të tjera tentativa për të nxjerrë Lulzim Bashën nga çadra.
Javën që lamë pas ishte Bashkimi Europian ai që tentoi, por pa sukses. Por këtë herë, Basha duket se do të vihet në vështirësi të shumta, pasi posaçërisht për krizën politike, do të vijë në Tiranë zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee. Ai është një emër i njohur kohët e fundit, pasi ka qenë deçiziv sa i takon krizave politike. Javën që lamë pas, Yee zhvilloi një vizitë në Maqedoni dhe detyroi Gruevskin me Ivanov të pranojnë qeverinë e re.
Edhe pse prej kohësh ata nuk e pranonin një gjë të tillë, ishte zyrtari amerikan ai i cili i bëri të ndryshojnë mendje. Vizita e tij në Tiranë të bën të mendosh se do të ndiqet e njëjta strategji dhe këtë herë PD do duhet të vendosë nëse do rrijë në çadër dhe të prishë marrëdhëniet me SHBA, apo të futet në zgjedhje. Sipas informacioneve, vizita e tij do të zhvillohet më 15 maj, dy ditë pas protestës së PD. Yee do të zhvillojë takime me krerët e shtetit, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, apo dhe Presidenti Bujar Nishani.
Ai do dëgjojë të gjitha palët dhe do tentojë që të bindë demokratët të hyjnë në zgjedhje, edhe pse të gjitha afatet dhe kushtet ligjore kanë skaduar. Kjo vizitë zhvillohet pas dështimit të negociatorit të Partisë Popullore Europiane David Mcallister, i cili tentoi pa sukses arritjen e një marrëveshje në 25 prill. Nga ai moment ka pasur dy tryeza të thirrura nga Presidenti i Republikës, por këto takime mes liderit të mazhorancës Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë dështuar.
Qëndrimi i Yee
Pak kohë më parë, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee e bëri të qartë qëndrimin e tij sa i takon krizës politike. Gjatë një vizite në Kosovë në fund të marsit, ai kërkoi nga opozita që të futet në zgjedhje. “Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje, jo që t’i bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe Qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta”, tha ai. Mbetet të shihet se sa e efektshme do jetë vizita e tij.
Lu në zyrën e Bashës
Ditën e djeshme, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Edhe pse kryeministri Rama ka mbyllur çdo shteg për dialog, duket se ambasadorët nuk po ndalen. Sipas burimeve, Lu po zhvillon negociatat e fundit në kuadër dhe të vizitës së Yee ditën e hënë. Donald Lu e tha hapur pak ditë më parë, se zgjedhjet do jenë legjitime dhe pa PD, por duket se po bën lëvizjet e fundit që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët, edhe pse shpresat që PD të futet në zgjedhje janë minimale./sotnews/

Leave a Reply

Your email address will not be published.