Lajmet e fundit

Exclusive

Proces në Gjykatë për monumentin e Skënderbeut

Që prej vitit 1968, kur monumenti i heroit kombëtar, Skënderbeu, u vendos në qendër të Tiranës, imazhet e kësaj vepre të kthyer në simbol kanë qenë shoqëruese jo vetëm të ndryshimeve të kryeqytetit, por edhe të dhjetëra fotove që shumëkush mund të ketë shkrepur aty. Por, përdorimi i imazhit të këtij monumenti në pasaportën biometrike pa marrë lejen e trashëgimtarëve ... Read More »

Lista Serbe kushtëzon rikthimin në Qeveri me postin e zv.shefit të AKI-së

Lista Serbe, që ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e Kosovës prej 3 shkurtit, tani ka vënë kushte për t’u rikthyer në Ekzekutiv dhe Kuvend, shkruan sot Koha Ditore. Burime të gazetës kanë thënë se Serbia, nëpërmjet kësaj liste, po mundohet që si kompensim për largimin e Jablanoviqit t’iu vërë kushte partnerëve të koalicionit PDK-LDK, për lejimin e propozimit ... Read More »

Therje e rëndë në Prizren

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 20:20 minuta, në Sheshin Shatërvan në Prizren, një qytetar është ther me një mjet të mprehtë nga njëri prej tre të dyshuarve të cilët janë të përfshirë në sherr. I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Sipas raporteve mjekësore thuhet se plaga është në regjionin e ... Read More »

Ministri Demolli raporton para Komisionit për Punë të Jashtme

Prishtinë, 9 shkurt – Sot duke filluar nga ora 14:00, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, do të raportojë ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe Plani dhe Programi i Punës së Komisionit dhe do të formohen Grupet e miqësisë. Mbledhja e komisionit do të mbahet në ... Read More »

Naser Kelmendi para Gjykatës: Jam i pafajshëm, akuzat janë prodhim i Bosnjës

Naser Kelmendi deklarohet se nuk e ndjen veten fajtor. “Këto akuza janë prodhim nga Bosnja. Pres nga gjykata ta vërtetojë pafajësinë time”, tha Kelmendi. Ka nisur gjykimi kundër Naser Kelmendit, kosovarit që ka edhe shtetësi boshnjake. Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për një sërë veprash penale. Kelmendit aktualisht prokurori Andrew Hughes është duke ia lexuar aktakuzën. Kryetare trupit gjykues në këtë ... Read More »

Dy të lënduar nga sulmi me thika

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët kanë sulmuar dy të tjerë me thika, duke i shkaktuar lëndime trupore. Megjithatë, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimave është jashtë rrezikut për jetë. Lëndimi i parë trupor ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Bahtiri’,në Prishtinë, ku një i dyshuar ka therur me thikë një tjetër në lokalin e tij duke ... Read More »

“Grupi i Drenicës” deklarohet i pafajshëm

(E plotësuar) – ) Është lexuar aktakuza ndaj “Grupit të Drenicës” . Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Ndërkaq, mbrojta ka kërkuar ndërprerjen e paraburgimit. Seanca dëgjimore është drejt përfundimit ndërkohë avokati i Sami Lushtaku, Arianit Koci bëri kërkesën për lirimin e klientit të tij për ta bërë betimin si kryetar komune edhe për një mandat. Nis gjykimi i “Drenicës”Ka ... Read More »

FSK-ja drejt integrimit euroatlantik

Prishtinë, 27 nëntor – Me ceremoni festive në kazermën “Adem Jashari”, u shënua dita e themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga, me këtë rast rikujtoi se festimi i të arriturave të FSK-së sivjet ka marrë një dimension të ri dhe një trajtë konkrete të suksesit të zyrtarizuar me vendimin e NATO-s për të deklaruar ... Read More »

Kulla mbyllet për automjete të rënda

Si pasojë e reshjeve të borës, në mbarë vendin janë paraqitur vështirësi në qarkullimin rrugor. Për pasojë janë regjistruar edhe disa aksidente, por pa pasoja fatale.Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu i tha për Radio Kosovën se rruga në Kullë për në Mal të Zi është e mbyllur për automjete të rënda. Policia apelon tek shoferët ndërkaq, për kujdes të shtuar ... Read More »

20 persona të akuzuar për zgjedhjet e 3 nëntorit

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi ka thënë se bazuar në statistikat e rasteve të deponuara në prokurori zgjedhjet e sivjetme lokale kanë pasur më pak incidente. Ai ka folur për 20 persona që po përballen me drejtësinë në 39 raste të dyshuara. Por, Kabashi nuk ka folur nëse deri më tani kanë ndonjë të dyshuar rreth personave që shënuan incidentin ... Read More »