Në bjeshkët e Deçanit sot është gjetur një trup i pajetë që besohet se është i vajzës nga Strellci, e cila është zhdukur më 9 nëntor derisa po shkonte në punë. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se sot familjarët e Donjeta Pajazitit nga fshati Strellc të Deçanit janë lajmëruar se është gjetur një trup në bjeshkë e që dyshohet se ... Read More »
Exclusive
Arrestohet i dyshuari se ka djegur veturën zyrtare
Policia në Pejë bën të ditur se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vënien e zjarrit të një veture zyrtare. Ngjarja kishte ndodhur më 12 dhjetor rreth orës 23:10 në afërsi të Gjykatës për kundërvajtje në Pejë, ku persona të panjohur ishte djegur pjesërisht vetura zyrtare e kësaj gjykate e llojit ‘Toyota’ me targa ... Read More »
Një shqiptar e një serb, në pranga për falsifikim
Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar, njeri i përkatësisë shqiptare e tjetri serb, pasi që të njëjtit në bashkëveprim edhe me disa persona tjerë kanë falsifikuar një dokument zyrtar dhe kanë bërë bartje të kundërligjshme të pronësisë së një parcele toke, transmeton Gazeta Tribuna. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Read More »
Nxënësit e Podujevës të armatosur në shkolla
Nxënësit në Podujevë vijojnë të mbajnë armë me vete kur shkojnë në shkollë. Para disa ditësh është raportuar për një rast kur një i mitur ka shkuar me revole në shkollë ndërsa policia raporton se edhe dje një nxënësi të një shkolle në Podujevë i është gjetur një revole. Në raportin 24 orësh raportohet se atij i është konfiskuar pistoleta ... Read More »
Si u vodhën 24 mijë euro nga këmbimorja në Shillovë të Gjilanit? (Video)
Zllata Milenkoviqi nga Shillova e Gjilanit, ende është e shqetësuar nga ngjarja që i ndodhi në këmbimoren e saj. Rreth orës 16 të së martës, dy persona të pa njohur i hynë në lokal dhe i kërkuan të hollat. Njëri prej tyre ishte edhe i armatosur. “Kam pasur kokën ulur dhe kam qenë duke shkruar punën e pazarit. Papritmas vije ... Read More »
Grabitje me armë në Prishtinë
Policia e Kosovës njofton se është raportuar për një të dyshuar ende i panjohur se nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.170 euro në një “Cazino”, dhe është larguar në një drejtim të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme në orët e mbrëmjes. Në raportin e Policisë thuhet se Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje ... Read More »
Grabitje e armatosur në Shillovë
Dje rreth orës 18:00 dy persona të armatosur e kanë plaçkitur një këmbimore tek pompa e benzinës Puls Oil në fshatin Shillovë të Komunës së Gjilanit, njofton portali tvmost. Grabitësit kanë marrë 23 mijë euro dhe sipas pohimeve të dëshmitarëve okularë, ata kanë qenë të armatosur me pushkë dhe pistoletë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës menjëherë kanë dalë në terren ... Read More »
Sërish rrahje mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë në Shkup
Në Maqedoni, duket se kanë rinisur rrahjet masive mes të rinjve maqedonas dhe atyre shqiptarë. Një përleshje masive e kësaj natyre ka ndodhur natën e së martës, kur janë përleshur mes tyre dhjetëra të rinj të këtyre dy etnive. Sipas informacioneve të para jozyrtare, përleshja ka shpërthyer në një autobus të transportit publik dhe në zënkë janë përfshirë dy grupe ... Read More »
Ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me 20 vjet burg
Interpol Tirana ka bërë të ditur ekstradimin nga Zvicra të një shtetasi kosovar, i dënuar me 20 vjet burg. Sipas një njoftimi për shtyp, nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu drejt vendit tonë i 37-vjeçarit, Osman Korpuzi. Bëhet e ditur se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë ... Read More »
Policia nuk e lufton dot vetëm terrorizmin
Numri i kosovarëve që kanë udhëtuar për të marrë pjesë në luftërat e huaja ka arritur në 300 veta, ku 50 prej tyre janë deklaruar tashmë të vrarë. Këto të dhëna janë publikuar të martën gjatë debatit për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, që shpie në terrorizëm të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me kryetarët e komunave. Përfaqësues ... Read More »